Zgjedhjet e 11 Majit, Altin Dumani: Hetim për krimet zgjedhore pa ndikim politik, askush nuk duhet të ketë frikë - Gazeta Express
string(109) "zgjedhjet-e-11-majit-altin-dumani-hetim-per-krimet-zgjedhore-pa-ndikim-politik-askush-nuk-duhet-te-kete-frike"

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 16:04

Zgjedhjet e 11 Majit, Altin Dumani: Hetim për krimet zgjedhore pa ndikim politik, askush nuk duhet të ketë frikë

Shqiperi

Gazeta Express

21/02/2025 16:04

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka bërë me dije se do të ketë hetim në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik për krimet zgjedhore të 11 majit.

Gjatë konferencës me gazetarët ai shpjegoi se strategjia dhe task forca për krimet elektorale kanë ardhur jo vetëm si përgjigje e raporteve të OSBE Odihr por dhe si reagim nga vetë Kuvendi.

Dumani siguron se këto mekanizma janë krejtësisht ligjor dhe se askush sipas tij nuk duhet të frikësohet nëse bënë punën e tij.

Altin Dumani: Sa herë që para nesh paraqitet një rast për t’u trajtuar si një fakt penal, ne jemi të detyruar të ushtrojmë të gjitha verifikimet e nevojshme në funksion në ngritjen e një akuze të suksesshme. Ky është detyrim kushtetues dhe ligjor, por askush nuk duhet të ketë frikë dhe të vazhdojë në normalitetin e tye të përditshëm sa kohë që nuk janë në shkeljet të ligjit. Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.

Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmërisht me shtetin e së drejtës. Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo.

Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement