Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe marrëdhëniet mes dy vendeve - Gazeta Express
string(108) "kurti-takohet-me-ambasadorin-turk-flasin-per-permbylljen-e-procesit-zgjedhor-dhe-marredheniet-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 15:40

Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për përmbylljen e procesit zgjedhor dhe marrëdhëniet mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 15:40

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Zyra e Kryeministrit tha se ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Në mesin e temave të takimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët, shtoi ZKM.

Gjatë bisedës, Kurti gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement