Befasi e dorës së parë, Feronikeli 74 e ndal me barazim Ballkanin - Gazeta Express
string(64) "befasi-e-dores-se-pare-feronikeli-74-e-ndal-me-barazim-ballkanin"

Futboll

Gazeta Express

21/02/2025 15:01

Befasi e dorës së parë, Feronikeli 74 e ndal me barazim Ballkanin

Futboll

Gazeta Express

21/02/2025 15:01

Ballkani nuk e ka nisur aspak mirë stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Pasi pësoi humbje nga Gjilani javën e kaluar në udhëtim, sot suharekasit u ndalën me barazim në shtëpi.

Feronikeli 74 arriti të fitojë një pikë, duke barazuar 1:1, shkruan Gazeta Express.

Me këtë barazim, tani Ballkani shkon në kuotën e 37 pikëve, shtatë më pak se Drita që tash e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Feronikeli 74 shkon në 11 pikë në vendin e fundit, por është shumë larg mbijetesës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement