Kusari-Lila s’i komenton deklaratat e Limajt për koalicion: Herët të flitet për mundësitë e bashkëpunimit - Gazeta Express
string(103) "kusari-lila-si-komenton-deklaratat-e-limajt-per-koalicion-heret-te-flitet-per-mundesite-e-bashkepunimit"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 13:24

Kusari-Lila s’i komenton deklaratat e Limajt për koalicion: Herët të flitet për mundësitë e bashkëpunimit

Lajme

Gazeta Express

21/02/2025 13:24

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila në këto zgjedhje kandidoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo, tha se grupi i tyre ka hyrë në këto zgjedhje për të qeverisur vetëm.

Në një deklaratë për T7, Kusari-Lila kur u pyet për deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili i hoqi vijat e kuqe për Vetëvendosjen nuk komentoi me arsyetimin se “është herët të flitet” kur rezultatet ende s’janë certifikuar.

“Lëvizja Vetëvendosje, grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen. Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj besoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët”, tha ajo.

Limaj mbrëmë

Advertisement
Advertisement
Advertisement