12 civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës së kaluar në sulmet ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.
Dhjetëra shtëpi u dëmtuan dhe infrastruktura u godit në rajonet Donetsk, Kherson, Nikopol dhe Zaporizhzhia, thonë zyrtarët lokalë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Rreth 183 persona u evakuuan nga Donetsk, tha kreu rajonal Vadym Filashkin në një postim në Telegram.
Sulmet ruse goditën gjithashtu objektet e infrastrukturës dhe linjat e energjisë elektrike në rajonet e Kievit dhe Potlavës, por asnjë civil nuk u lëndua, thonë autoritetet.
Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 87 nga 160 dronë rusë të lëshuar gjatë natës.
Ushtria ruse ende nuk ka komentuar mbi sulmet.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...