Shqiptaro -amerikanët në State Department diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë- SHBA, detaje nga njoftimi i Vatrës - Gazeta Express
string(121) "shqiptaro-amerikanet-ne-state-department-diskutojne-per-forcimin-e-bashkepunimit-kosove-shba-detaje-nga-njoftimi-i-vatres"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 22:55

Shqiptaro -amerikanët në State Department diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë- SHBA, detaje nga njoftimi i Vatrës

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 22:55

 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” zhvilloi një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit Amerikan

Për këtë ka njoftuar kjo federatë ku thuhet se kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha, Sekretari Dr. Pashko Camaj dhe aktivisti i çështjes kombëtare Bardh Tomaj u pritën në takim nga zonja Colleen Hyland – drejtoreshë e Zyrës së Europës Jugore Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Tema të diskutimit ishin: Zgjedhjet dhe proceset demokratike në Kosovë, nevoja për formimin e qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese, nevoja e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim sa më të shpejtë euroatlantik, roli i Vatrës në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve shtetëtore amerikane dhe atyre të Kosovës e Shqipërisë, situata dhe zhvillimet politike në Shqipëri, vazhdimësia e partneritetit shqiptaro-amerikan dhe mbikëqyrja proceseve dhe zhvillimeve demokratike në Kosovë dhe Shqipëri.

Colleen Hyland- drejtoreshë e Zyrës së Europës Jugore Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan vlerësoi rolin e Vatrës dhe këmbënguli për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Vatra e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Advertisement
Advertisement
Advertisement