Lindon Berisha rikthehet pas shumë vitesh – Tregon për këngën e re dhe prapaskenat me Luiz Ejllin - Gazeta Express
string(95) "lindon-berisha-rikthehet-pas-shume-vitesh-tregon-per-kengen-e-re-dhe-prapaskenat-me-luiz-ejllin"

TV/Film

Gazeta Express

20/02/2025 22:34

Lindon Berisha rikthehet pas shumë vitesh – Tregon për këngën e re dhe prapaskenat me Luiz Ejllin

TV/Film

Gazeta Express

20/02/2025 22:34

Pas një mungese të gjatë në skenë, këngëtari Lindon Berisha është rikthyer fuqishëm me një projekt të ri muzikor.

Ai bëri paraqitjen e tij të parë publike në emisionin “Canapé, të moderuar nga Shpend Lipa, ku foli gjerësisht për kthimin e tij, projektin më të ri dhe disa prapaskena interesante nga bashkëpunimet e tij të fundit.

Gjatë intervistës, Lindon Berisha zbuloi se rikthimi i tij nuk ishte i rastësishëm, por i menduar prej kohësh.

Kënga e tij më e re, me titull “Ëndërr”, është publikuar sonte dhe duket se ka marrë një reagim mjaft pozitiv nga publiku.

Ai tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për të, jo vetëm sepse shënon rikthimin e tij, por edhe sepse ka një mesazh të veçantë dhe është realizuar me shumë përkushtim.

Përveç muzikës së tij, një temë tjetër interesante që u diskutua gjatë intervistës ishte bashkëpunimi dhe eksperienca e tij me Luiz Ejllin.

Po ashtu zbuloi disa prapaskena të veçanta që kanë ndodhur me të.

Se çfarë ka thënë më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement