Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen 3 persona - Gazeta Express
string(69) "aksident-i-rende-ne-autostraden-rrogozhine-lushnje-plagosen-3-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 20:59

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen 3 persona

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 20:59

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Dushk. Makina tip fuoristradë është përplasur me një kamionçinë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një bashkëudhëtar të cilët po marrin trajtim shëndetësor në spitalin rajonal të Lushnjës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement