Gazmend Muhaxheri i ka fituar votat por thotë se s'bëhet deputet: Kam kandidu për me rritë votën e partisë - Gazeta Express
string(73) "i-fitoi-votat-porgazmend-muhaxheri-konfirmon-se-nuk-do-te-hyje-si-deputet"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 20:07

Gazmend Muhaxheri i ka fituar votat por thotë se s’bëhet deputet: Kam kandidu për me rritë votën e partisë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 20:07

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka siguruar mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, por ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.

Ai tha se ka kandiduar vetëm për ta rritur votën e partisë.

“Kam kandidu për me rritë votën e partisë dhe nuk shkoj deputet”, tha Muhaxheri për ATV.

Ndryshe nga Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti nuk ka treguar se si do të veprojë me mandatin e deputetit që ka fituar.

Ndërsa, kryetari i Vitisë Sokol Haliti tha se “së pari duhet parë listën e certifikuar nga KQZ”.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement