Avokati Skender Musa, i ftuar në FRONTAL në T7, ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se ky proces tashmë është në fazën finale, dhe se procesi nuk do të zgjasë sa është planifikuar.
‘‘Procesi gjyqësor nuk do të zgjasë aq sa e kanë planifikuar edhe vetë gjykata Speciale, për shkak se një numër i madh i dëshmitarëve janë dëgjuar. Edhe ato konferenca që do të mbahen do të mbahen për dëshmitarët, çështjet e provave materiale që janë të shkruar në letër dhe do të shqyrtohen kërkesat e mbrojtjes për dëshmitarët e propozuar nga ana e mbrojtjes. Kjo nënkupton që procesi është hy në fazën finale, mund të them edhe në fazën përfundimtare’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...