Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se Uashingtoni beson se lufta në vazhdim nuk është vetëm e keqe për Rusinë, Ukrainën dhe Europën, por “më e rëndësishmja, është e keqe për Shtetet e Bashkuara”.
Në një postim në X, Vance thotë se ai dhe Presidenti Trump kanë thënë vazhdimisht gjatë tri viteve të fundit se lufta “nuk do të kishte filluar” nëse Trump do të kishte qenë në detyrë – në vend të ish-presidentit amerikan Joe Biden.
Ai thotë se Trump ballafaqohet me realitetin dhe faktit, të cilat përfshijnë, sipas tij, që SHBA-ja ka “leva të konsiderueshme mbi të dyja palët në konflikt”./Express/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...