"Uleni tonin, nënshkruani atë marrëveshje", i thotë Ukrainës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(110) "uleni-tonin-nenshkruani-ate-marreveshje-i-thote-ukraines-keshilltari-i-sigurise-kombetare-ne-shtepine-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 14:59

“Uleni tonin, nënshkruani atë marrëveshje”, i thotë Ukrainës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 14:59

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz foli për Fox News në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Ukrainës.

Reuters raportoi se ai tha se Ukraina duhet “ta ulë tonin, ta shikojë me kujdes dhe ta nënshkruajë atë marrëveshje” për mineralet me SHBA-në.

Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe mënyrën se si Trump po i zhvillon bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme, tha Waltz, duke pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën, shkruan The Guardian.

Por ai këmbënguli se këto dallime pikëpamjesh mund të afrohen pasi “presidenti tregoi gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”.

Waltz mohoi se aleatët e SHBA-së dhe Ukraina nuk po konsultohen.

Ai tha se “sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky i replikuan njëri-tjetrit në distancë, ndërsa SHBA-ja ka nisur të bisedojë me Rusinë për ndaljen e luftës në Ukrainë.

Trump të mërkurën e quajti “diktator të zgjedhur” dhe “komedian modest” Zelenskyn, ndërsa tha se ai duhet të lëvizë shpejt ose do ta humbë shtetin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement