Caktohen gjyqtarët e xhiros së 21-të të Superligës - Gazeta Express
string(50) "caktohen-gjyqtaret-e-xhiros-se-21-te-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

20/02/2025 13:47

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 21-të të Superligës

Futboll

Gazeta Express

20/02/2025 13:47

Sot në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës përmes shortit të zakonshëm janë përcaktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Duelin kryesor të fundjavës, atë mes Llapit dhe Malishevës do ta drejtojë gjyqtari Erdall Zasella, kurse duelin e parë të kësaj xhiroje, që do të luhet nesër mes Ballkanit dhe Feronikelit 74 do ta drejtojë referi Visar Kastrati, shkruan “Gazeta Express”.

E gjyqtarit Vigan Ibërdemajt me ndihmësit e tij, i është besuar drejtimi i takimit mes Dritës dhe Suharekës, që do të luhet po ashtu të shtunën.

Më poshtë mund t’i shihni në detaje zyrtarët e ndeshjeve të javës së 21-të të Superligës, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën.

Të gjitha takimet do të nisin prej orës 13:00. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement