Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë: Do të vendosen mbi 20 mijë numra, për 1436 rrugë - Gazeta Express
string(102) "suhareka-nis-adresimin-e-vendbanimeve-me-numra-zyrtare-do-te-vendosen-mbi-20-mije-numra-per-1436-rruge"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 12:10

Suhareka nis adresimin e vendbanimeve me numra zyrtarë: Do të vendosen mbi 20 mijë numra, për 1436 rrugë

Lajme

Gazeta Express

20/02/2025 12:10

Komuna e Suharekës ka nisur tashmë adresimin e venbanimeve, rrugëve me numra zyrtarë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave.

”Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtarë”.

”Komuna e Suharekës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave”.

”Sipas statistikave në komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”.

Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, njoftoi banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.