Ekzekutimi i Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar - Gazeta Express
string(97) "ekzekutimi-i-briken-sanajt-ekstradohet-nga-gjermania-42-vjecari-i-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar"

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 10:44

Ekzekutimi i Briken Sanajt, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 10:44

Vladimir Kola alias Valmir Kola, 42 vjeçari i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Gjermania.

Ai akuzohet për ekzekutimin e Briken Sanajt në vitin 2022.

42-vjeçari u arrestua në Gjermani, në muajin prill 2024, gjatë operacionit të koduar “Versus.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Interpol Tiranës, me Interpol Ëiesbaden, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, shtetasi:

V.K. alias V. K., 42 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 23.11.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.10.2022, në kompleksin “Kodra e Diellit”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S.”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement