Aksident me vdekje në aksin Pogradec – Maliq, humb jetën këmbësori - Gazeta Express
string(63) "aksident-me-vdekje-ne-aksin-pogradec-maliq-humb-jeten-kembesori"

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 8:16

Aksident me vdekje në aksin Pogradec – Maliq, humb jetën këmbësori

Shqiperi

Gazeta Express

20/02/2025 8:16

Një aksident me një viktimë është regjistruar në aksin rrugor Pogradec – Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Symizë ku një mjet ka përplasur një këmbësor i cili po lëvizte brenda aksit nacional.

Sipas ekspertëve të policisë rrugore mjeti tip “BMW” me drejtues Gerand Cuka ka qenë duke lëvizur nga Pogradeci në drejtim të Maliqit kur vetëm pak metra larg kryqëzimit të fshatit Symizë ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Goditja ka qenë aq e fortë sa këmbësori ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që mjeti është ndalur disa metra larg vendit të aksidentit, çka e për ekspertët ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në kushte kur dhe fushë pamja për mungesë ndriçimi ka qenë e pakët

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat aty ku po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërkohë që viktima është ende i paidentifikuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement