Kukës, vetëdorëzohet bashkë me armën 25-vjeçari, plagosi kushëririn e kryebashkiakut Halilaj - Gazeta Express
string(90) "kukes-vetedorezohet-bashke-me-armen-25-vjecari-plagosi-kusheririn-e-kryebashkiakut-halilaj"

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2025 23:19

Kukës, vetëdorëzohet bashkë me armën 25-vjeçari, plagosi kushëririn e kryebashkiakut Halilaj

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2025 23:19

Vetëdorëzohet bashkë me armën në polici, autori i plagosjes me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në qytetin e Kukësit, Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmatës që mban postin e drejtorit të shërbimeve në bashkinë Kukës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë Kukës, vetëdorëzimi u bë i mundur pas kontrolleve të vazhdueshme dhe komunikimeve intensive me familjarët e autorit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja mësohet se i plagosuri është identifikuar 29-vjeçari Elvis Halilaj, (kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj).

Pas përplasjes fizike Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori dhe kur ka ndaluar pranë banesës makina e Halilajt, autori e ka qëlluar një herë më armë zjarri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement