Rezultatet më të fundit të koalicionit AAK-NISMA sa deputetë siguroi secila parti dhe sa vota morën kandidatët - Gazeta Express
string(110) "rezultatet-me-te-fundit-te-koalicionit-aak-nisma-sa-deputete-siguroi-secila-parti-dhe-sa-vota-moren-kandidatet"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 22:54

Rezultatet më të fundit të koalicionit AAK-NISMA sa deputetë siguroi secila parti dhe sa vota morën kandidatët

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 22:54

Në listën e fundit të përditësimit nga numëri i votave të cilën e ka siguruar Gazeta Express, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë mbi 36 mijë vota, ndërsa Fatmir Limaj kryetar në partinë NISMA, ka marrë mbi 21 mijë vota.

Daut Haradinaj ka mbi 20 mijë vota, teksa Time Kadrijaj e Bekë Berisha kanë mbi 12 mijë vota, secili veç e veç.

Nga ky koalicion kanë marrë mbi 10 mijë vota edhe Arbëreshë Krasniqi, Lahi Brahimaj e Vesel Krasniqi.

Xhevahire Izmaku dhe Ardian Gjini kanë mbi 9 mijë vota.

Megjithatë këto dy parti me rezultatin final dhe kuotën gjinore do t’i kenë nga katër deputetë.

Lista e plotë: