Makina përplaset me motorin në Këlcyrë, një i lënduar - Gazeta Express
string(52) "makina-perplaset-me-motorin-ne-kelcyre-nje-i-lenduar"

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2025 21:42

Makina përplaset me motorin në Këlcyrë, një i lënduar

Shqiperi

Gazeta Express

19/02/2025 21:42

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:30, në hyrje të qytetit të Këlcyrës.

Automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement