Kraki gëzohet që mori votat për deputet – Thotë se tani ka më shumë arsye ta urojë përvjetorin e Pavarësisë - Gazeta Express
string(105) "kraki-gezohet-qe-mori-votat-per-deputet-thote-se-tani-ka-me-shume-arsye-ta-uroje-pervjetorin-e-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:35

Kraki gëzohet që mori votat për deputet – Thotë se tani ka më shumë arsye ta urojë përvjetorin e Pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 10:35

Nezir Kraki nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook ku është shfaqur i lumtur pasi që ka siguruar votat për të qenë deputet në kuvend, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se tani puna e tij për Kosovën do të jetë më e madhe dhe me konkrete.

‘‘Kosovë e dashun,

Prita dy ditë me pasë ma shumë arsye me t’uru. Tash e tutje puna për ty do jetë edhe ma e madhe, edhe ma konkrete. Puna s’do ndalet derisa të jesh si Evropa dhe n’Evropë. Natë e ditë pa u ndal. Se e ke meritu. E kemi meritu si popull. Si popull vuajtem shumë me t’pasë shtet një ditë, me t’pasë t’lirë.

URIME 17 vjetori Kosova jonë!’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement