​Nga sporti në politikë, sa vota mori trajneri Bylbyl Sokoli? - Gazeta Express
string(58) "nga-sporti-ne-politike-sa-vota-mori-trajneri-bylbyl-sokoli"

Sport

Gazeta Express

19/02/2025 10:04

​Nga sporti në politikë, sa vota mori trajneri Bylbyl Sokoli?

Sport

Gazeta Express

19/02/2025 10:04

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, vendosi që ta provojë veten edhe në politikë.

Ai në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës vendosi që të kandidojë për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare, deri më tani, kur numërimi i votave për kandidatët për deputet është duke vazhduar ka marrë 12 mijë e 366 vota duke u futu kështu në listën e 50 më të votuarve të kësaj partie.