Profesori i shkencave politike Nezir Kraki, i cili iu bashkua partisë Guxo para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, është në mesin e 24 më të votuarve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka marrë deri tani 17, 868 vota, më shumë sesa figura të LVV-së si Agim Bahtiri e Dimal Basha.
Bahtiri është i 31-ti me 15,108 vota deri tash, afro 3 mijë më pak sesa Kraki.
Kraki ka 3 mijë vota më shumë edhe sesa Dimal Basha, i cili renditet i 33-ti në listën e më të votuarve të LVV-së.
