Takimi në Bruksel, Ambasadori Bajrami flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Sorensen vec për normalizim - Gazeta Express
string(116) "takimi-ne-bruksel-ambasadori-bajrami-flet-per-normalizim-me-serbine-me-njohjen-ne-qender-sorensen-vec-per-normalizim"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 20:55

Takimi në Bruksel, Ambasadori Bajrami flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Sorensen vec për normalizim

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 20:55

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka shkruar se mezi pret bashkëpunimin me BE-në për formësimin dialogut Kosovë Serbi, që çon në njohje reciproke.

“Mezi presim bashkëpunimin në formësimin e dialogut të normalizimit Kosovë-Serbi, i përqendruar në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë dhe të bazuar në merita në BE”, ka deklaruar Bajrami.

Për këtë takim ka shkruar edhe me Peter Sorensen, i cili ka thënë se do të punojnë për normalizimin e të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pata një takim të parë të mirë me ambasadorin Agron Bajrami sot. Mezi presim të punojmë së bashku drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement