Presidenti Milatović uron Pavarësinë, rithekson angazhimin e Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut - Gazeta Express
string(135) "presidenti-milatovic-uron-pavaresine-rithekson-angazhimin-e-kosoves-dhe-malit-te-zi-per-forcimin-e-stabilitetit-rajonal-permes-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 19:22

Presidenti Milatović uron Pavarësinë, rithekson angazhimin e Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 19:22

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović.

Në mesazhin e tij, Presidenti Milatović, ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë. Presidenti Milatović ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit, njofton presidenca.

Duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një rrugë pa alternativë, Presidenti i Malit të Zi ka shprehur bindjen e tij se, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement