U ndëshkua me karton të kuq, Emir Sahiti dënohet me 8 mijë euro - Gazeta Express
string(62) "u-ndeshkua-me-karton-te-kuq-emir-sahiti-denohet-me-8-mije-euro"

Sport

Gazeta Express

18/02/2025 18:35

U ndëshkua me karton të kuq, Emir Sahiti dënohet me 8 mijë euro

Sport

Gazeta Express

18/02/2025 18:35

Gjykata sportive e federatës gjermane të futbollit ka vendosur ta dënojë me 8000 euro sulmuesin e Hamburgut, Emir Sahiti. 

Kjo gjobë, futbollistit 26-vjeçar i është dhënë për shkak të një veprimi të pahijshëm që e bëri në drejtim të tifozëve në ndeshjen ndaj Regensburgut.  

Kështu ka njoftuar federata gjermane të martën. 

Sahiti u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 1:1 të Hamburgut ndaj Regensburgut. 
Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 74-t u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë. 

Dy minuta më pas, Sahiti për shkak të protestave ndaj arbitrit kryesor u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. 

Sahiti është pajtuar me gjobën që e pranoi nga DFB-ja. Ai kishte reaguar pas provokimeve që i ishin bërë nga tifozët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement