Betim Gjoshi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka falënderuar qytetarët e Drenicës për përkrahjen që i kanë dhënë atij në zgjedhjet e mbajtur me 9 shkurti, duke thënë se ai ndjen mirënjohje dhe nder nga besimi i tyre, shkruan Gazeta Express.
Gjoshi ka thënë edhe se qytetarët e Drenicës e kanë nderuar atë me mbi 7 mijë vota dhe se e kanë bërë të ndihet me fat.
‘‘Kjo përkrahje është shumë më shumë se një numër – është një amanet, një përgjegjësi e madhe që e mbaj në shpirt dhe që do të më udhëheqë në çdo hap të rrugëtimit tim. Ju më dhatë besimin tuaj dhe unë do të punoj me gjithë fuqinë, përkushtimin dhe nderin që ta shpërblej këtë mbështetje me punë të ndershme dhe të palodhshme’’, ka shkruar ndër tjerash ai.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga Zemra, Drenicë!
Të dashur qytetarë të Drenicës,
Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar mirënjohjen dhe nderin që ndiej për besimin tuaj.
Nga Carraleva në Radishevë, në çdo kënd të krenarisë së Drenicës, më keni nderuar me mbi 7,000 vota dhe më keni bërë të ndihem me fat që jam biri i kësaj toke të shenjtë.
Kjo përkrahje është shumë më shumë se një numër – është një amanet, një përgjegjësi e madhe që e mbaj në shpirt dhe që do të më udhëheqë në çdo hap të rrugëtimit tim.
Ju më dhatë besimin tuaj dhe unë do të punoj me gjithë fuqinë, përkushtimin dhe nderin që ta shpërblej këtë mbështetje me punë të ndershme dhe të palodhshme.
Drenica gjithmonë është dëshmuar! Në ditët më të vështira dhe në momentet më të rëndësishme për kombin tonë, Drenica ka qenë në ballë të sakrificës dhe krenarisë. Sot, ju dëshmuat edhe një herë se besoni në vizionin tonë, në rrugën tonë dhe në forcën e bashkimit.
Për këtë besim, për çdo votë dhe për çdo mbështetje, unë ju jam mirënjohës përjetësisht!
Drenica është dhe do të mbetet zemra ime, forca ime dhe frymëzimi im për të ecur përpara!
Me respekt dhe përulësi,
Betim Gjoshi
50-shi i PDK-së
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...