string(74) "bufi-i-kenetes-perballe-zogut-sqepkepuce-perplasjet-mes-rames-dhe-berishes"

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 16:55

“Bufi i kënetës përballë zogut sqepkëpucë”, përplasjet mes Ramës dhe Berishës

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 16:55

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre prej disa ditësh. Vihet re se i kanë vendosur njeri-tjetrit epitete shpendësh.

“Këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”, thotë Rama për Berishën.

Madje Rama e ka shoqëruar këtë reagim duke publikuar edhe disa karakteristika të bufit të kënetës.

“Bufi i kënetës  është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shton Rama.

Si përgjigje Berisha e ka përkufizuar Ramën për të dytën ditë radhazi me termin “zogu sqep këpucë”.  

“Sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lot krokodili. A nuk iu preu Rama fotografinë në krah kur i dha çelësin e qytetit, Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai se do ketë arrestime? Unë socialistëve u thashë dje: lexoni pak zogun sqep këpucë. Ai zog ka një veti, ai han zogjtë e tij. Ti biem shkurt. Zogu sqep këpucë ushqehet me zogjtë e tij”, deklaroi Berisha.

Këto përplasje mes tyre në rrjete sociale duke përdorur emra shpendësh, në disa raste edhe grabitqarësh kanë ardhur pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.