Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për takimin mes kreut të KQZ’së Kreshnik Radoniqi dhe ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, ku Radoniqi e informoi Hargreaves për “aktivitetet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”
Radoniqi e ka njoftuar Hargreaves në Qendrat Komunale të Numërimit është duke u bërë numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe se në pjesën më të madhe ky proces ka përfunduar.
Po ashtu Radoniqi e ka informuar ambasadorin edhe për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashë Kosovës.
“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar. Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës. Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves përgëzoi KQZ-në për procesin e suksesshëm dhe të qetë të 9 shkurtit si dhe vlerësoi përpjekjet e KQZ-së që procesi në vazhdim të realizohet sa më shpejt dhe me transparencë.”
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...