Përfundon takimi SHBA-Rusi në Riad, Moska thotë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Trumpit e Putinit - Gazeta Express
string(115) "perfundon-takimi-shba-rusi-ne-riad-moska-thote-se-palet-jane-pajtuar-per-kushtet-e-nje-takimi-mes-trumpit-e-putinit"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 13:40

Përfundon takimi SHBA-Rusi në Riad, Moska thotë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Trumpit e Putinit

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 13:40

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se takimi i delegacionit amerikan me atë rus në Riad të Arabisë Saudite, ka përfunduar pas katër orësh.

Yuri Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të se takimi “ka shkuar mirë” dhe ka qenë “një bisedë serioze për të gjitha çështjet”, raporton The Guardian.

Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump , por që sipas tij nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk ekziston një datë konkrete për takimin.