string(64) "rama-jam-kunder-ndalimit-te-veliajt-i-gabuar-dhe-disproporcional"

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 10:05

Rama: Jam kundër ndalimit të Veliajt, i gabuar dhe disproporcional

Shqiperi

Gazeta Express

18/02/2025 10:05

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot kundër ndalimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa e konsideroi masën të gabuar, disproporcionale dhe të panevojshme për të vazhduar hetimet dhe për të bërë një gjyq të denjë.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama u shpreh se megjithatë ai nuk mund ta ndalojë ekzekutimin e vendimit, edhe pse kujtoi se këtë e bënte në të kaluarën Sali Berisha, si në rastin e 21 Janarit.

“Po si mund të ndaloj unë ekzekutimin? E pra në këtë vend ka ndodhur, nuk ka ndodhur para 100 vjetësh dhe këtë ndalim të ekzekutimit nuk e ka bërë dikush që është në librat e historisë, e ka bërë dikush që vjen vërdallë çdo ditë, një ‘buf kënete’ që ulërin: ‘Do të shkrij SPAK-un’. Do të shkrijë Noc Rrokun”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është dallimi i madh, pasi PS do një drejtësi të pavarur që të bëjë drejtësi pa parë majtas e djathtas, por duke parë vetëm drejt.

“Por, ama, patjetër duam një drejtësi europiane, një drejtësi ku të gjitha palët janë të garantuara, ku prokurori bën detyrën e vet dhe ku gjykatësi bën arbitrin, jo ortakun e prokurorit. Ku i akuzuari prezumohet i pafajshëm jo me fjalë, por prezumohet i pafajshëm edhe në mënyrën se si krijohet mundësia gjatë gjithë hetimit dhe procesit gjyqësor që të sjelli të vërtetat e veta. Dhe në fund është gjykata që vendos. Patjetër kjo është parimore, kjo nuk ka të bëjë me elementët konkretë të çështjes”, theksoi Rama.