“Presidenti Bush e ndryshoi planin” – Çitaku për deklaratën e George Bush se SHBA e njeh Kosovën  - Gazeta Express
string(92) "presidenti-bush-e-ndryshoi-planin-citaku-per-deklaraten-e-george-bush-se-shba-e-njeh-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 23:10

“Presidenti Bush e ndryshoi planin” – Çitaku për deklaratën e George Bush se SHBA e njeh Kosovën 

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 23:10

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në rrëfimin për ditën e Pavarësisë së Kosovës, tha se çdo gjë ishte e planifikuar për një javë.

“Ka qenë shumë interesant se saktësisht çdo gjë për një javë të tërë, çdo gjë ka qenë e planifikuar. Një ditë para shpalljes së pavarësisë kryeministri Thaçi thirri konferencë për media, u lidhën Live CNN, BBC, ai e bëri publike që do ta themi në një zyre për komunitete. Edhe kjo ka qenë kërkesë ndërkombëtare”, tha Çitaku.

Ajo tregoi edhe për befasinë që kishin marrë nga presidenti i atëhershëm Xhorxh Bush, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Presidenti Bush ishte në Afrikë, në një vizitë shtetërore, dhe nga Afrika ia prishi skenarin, e pyeti dikush nga gazetarët. Unë isha duke thënë një intervistë për BBC, dhe ajo zonja më ndërpreu tha një moment, sepse Zoti Bush sapo e njohu pavarësinë e Kosovës. Në agjendën tonë ishte më vonë dikur edhe pse letra formale na erdhi më vonë siç ishte planifikuar. Por presidenti Bush ka qenë i tillë”, tha Çitaku në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement