Ideatori i flamurit të Republikës së Kosovës, Muhamer Ibrahimi, tha se flamuri i shtetit tonë e ka marrë shkëlqimin e duhur, sidomos me triumfet që kanë arritur sportistët tanë në botë.
Ai konsideron se duhet ditur se ku e ka vendin flamuri shtetëror e ku ai kombëtar.
“Ka pas edhe fushatë me u mundu me qitë në plan të dytë flamurin e Kosovës në raport me flamurin kombëtar edhe pse nuk ka pas nevojë. Duhet me ditë ku e ka vendin flamuri shtetëror dhe flamuri kombëtar”, tha Ibrahimi në Pressing, transmeton Express.
“17 vjet pas pavarësisë unë besoj që flamuri i Republikës së Kosovës është mishëru, sidomos për gjeneratat e reja”, tha Ibrahimi.
“Sidomos në garat sportive ose me triumfet e sporitstëve tanë flamuri veç e ka marrë një shkëlqim çfarë duhet për një shtet”, tha ai.