Nëntë të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë në aksidentin mes pesë veturave në Klinë - Gazeta Express
string(83) "nente-te-lenduar-ne-mesin-e-tyre-dy-femije-ne-aksidentin-mes-pese-veturave-ne-kline"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 20:36

Nëntë të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë në aksidentin mes pesë veturave në Klinë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 20:36

Nëntë persona janë lënduar, në mesin e të cilëve janë dy fëmijë, sonte në një aksident trafiku mes pesë veturave në Rixhevë të Klinës.

Driton Rugova, zëdhënës në policinë e Pejës, tha për Gazetën Express se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement