Pritja për 17 shkurt, Kurti: Kosova do paqe me shtetet fqinje dhe të ndërtojë të ardhmen evropiane me ta - Gazeta Express
string(102) "pritja-per-17-shkurt-kurti-kosova-do-paqe-me-shtetet-fqinje-dhe-te-ndertoje-te-ardhmen-evropiane-me-ta"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 19:18

Pritja për 17 shkurt, Kurti: Kosova do paqe me shtetet fqinje dhe të ndërtojë të ardhmen evropiane me ta

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 19:18

Në pritjen të organizuar nga Qeveria e Kosovës për nder të 17 shkurtit, ka mbajtur fjalim edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kosova dëshiron të jetojë në paqe me vendet fqinje dhe bashkë me ta të ndërtojë një të ardhme evropiane.

“Sot Republika e Kosovës është një shtet i pavarur, sovran, demokratike  me integritet territorial. Ajo kërkon të jetojë me paqe me shtetet fqinje dhe të ndërtojë bashkë me ta një të ardhme evropiane. Kosova është partner i shteteve demokratike të botës që ndihmuan shpalljen e pavarësisë së saj”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka folur edhe për të drejtat e njeriut në Kosovës, si dhe për lirinë e medias.

“Të drejtat e grave, të pakicave, të kategorive të tjera sociale, pavarësia e pushteteve dhe liria e medias respektohen e zbatohen në Kosovë, madje më shumë e më mirë sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e në disa raste edhe më gjerë se kaq”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement