Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një person u dërgua në emergjencë - Gazeta Express
string(69) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-ferizaj-nje-person-u-dergua-ne-emergjence"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 18:18

Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një person u dërgua në emergjencë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 18:18

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri. Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, tha se lidhur me rastin dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar  gjatë përleshjes fizike.

Gjithashtu është sekuestruar një armë.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot, më 17.02.2025, rreth orës 15:11, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kemi pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje. Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor, ndërsa një person është transportuar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj ku dyshohet se lëndime trupore ka pësuar  gjatë përleshjes fizike.

Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement