E dhimbshme: Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha - Gazeta Express
string(57) "e-dhimbshme-vdes-gjyqtari-i-ri-i-futbollit-rilind-berisha"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 13:39

E dhimbshme: Vdes gjyqtari i ri i futbollit, Rilind Berisha

Futboll

Gazeta Express

17/02/2025 13:39

Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale.

“Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, përmes kryetarit Agim Ademi, i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe komunitetit të futbollit për humbjen e hershme të gjyqtarit me perspektivë. /Gazeta Express