Andin Lokaj nuk heq dorë nga ato që tha për kryeministrin: Dhuratë për pavarësi, mesazh kundër autokracisë - Gazeta Express
string(104) "andin-lokaj-nuk-heq-dore-nga-ato-qe-tha-per-kryeministrin-dhurate-per-pavaresi-mesazh-kunder-autokracise"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:00

Andin Lokaj nuk heq dorë nga ato që tha për kryeministrin: Dhuratë për pavarësi, mesazh kundër autokracisë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 12:00

Komentatori Andin Lokaj ishte në thumb të sulmit mbrëmë.

Kjo pasi gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter në Art Motion, ai e quajti Albin Kurtin si “kryeministrin më hajvan në histori të njerëzimit”.

Në pjesën e dytë, Lokajn e larguan nga komentimi. Art Motion njoftoi se ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tij.

E komentatori Andin Lokaj në një përgjigje për Nacionalen ka thënë se këtë mesazh ka pasur synim ta jap në komentimet e tij menjëherë pas zgjedhjeve. Por, theksoi se deshi ta ruajë si “dhuratë për pavarësinë e Kosovës”.

“Dua ta sqaroj opinionin se ajo qe ka ndodhur mbrëmë e kam pasur të planifikuar menjëherë pas zgjedhjeve, por e lash dhuratë për ditën tonë të shenjtë të Pavarësisë”, ka thënë Lokaj për Nacionalen.

Lokaj ka thënë se fjalët e tij ishin mesazh kundër autokracisë.

“Shpresoj që edhe kolegët e mi komentator të rajonit ta marrin këtë mesazh seriozisht ngase është mesazh kundër autokracisë”, ka thënë Lokaj.

Ky komentim nxiti reagime edhe në Vetëvendosje.