Begaj me urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje
Lajme
Gazeta Express
17/02/2025 8:42
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.