Maignan pranë rinovimit me Milanin deri në vitin 2028 - Gazeta Express
string(53) "maignan-prane-rinovimit-me-milanin-deri-ne-vitin-2028"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2025 22:39

Maignan pranë rinovimit me Milanin deri në vitin 2028

Futboll

Gazeta Express

16/02/2025 22:39

Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Mike Maignan për një rinovim të kontratës, i cili do ta vendosë portierin francez mes lojtarëve më të paguar të klubit.

Sipas Matteo Moretto, marrëveshja në parim parashikon një kontratë të re deri në verën e vitit 2028, me një pagë vjetore rreth 5 milionë euro, e ngjashme me atë të Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.

Aktualisht, Rafael Leao mbetet lojtari më i paguar te Rossonerët.

Maignan ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2026, që do të thotë se nëse nuk rinovon brenda pak muajve, do të hynte në vitin e fundit të kontratës – një situatë që Milani po kërkon ta shmangë.

Në javët e ardhshme, do të ketë takime mes palëve për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për ta bërë zyrtare rinovimin e gardianit francez, i cili mbetet një nga shtyllat kryesore të ekipit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement