Kartoni i kuq i Bellingham, publikohet raporti zyrtar i gjyqtarit të ndeshjes - Gazeta Express
string(76) "kartoni-i-kuq-i-bellingham-publikohet-raporti-zyrtar-i-gjyqtarit-te-ndeshjes"

Sport

Gazeta Express

15/02/2025 23:39

Kartoni i kuq i Bellingham, publikohet raporti zyrtar i gjyqtarit të ndeshjes

Sport

Gazeta Express

15/02/2025 23:39

Tashmë është publikuar raporti zyrtar i ndeshjes së gjyqtarit Jose Luis Munuera për ndeshjen mes Real Madridit dhe Osasuna.

Ndeshja që u zhvillua në kuadër të javës së 24-të në La Liga, përfundoi me rezultatin 1-1.

Por, vëmendjen e gjithë takimit e rrëmbeu kartoni i kuq që mori Jude Bellingham në minutën e 40-të.

Tashmë është publikuar raporti i gjyqtarit Munuera, që tregon se çfarë ndodhi në ndeshje, ndërsa anglezi e ka mohuar se ka sharë.

“Në minutën e 40-të lojtari Jude u përjashtua me karton të kuq për këtë arsye: për shkak se m’u drejtua me të shara”, thuhet në raportin e Munueras.

Carlo Ancelotti dhe Jude Bellingham të dy kanë mohuar që fjalë të tilla fyese të jenë drejtuar ndonjëherë ndaj gjyqtarit. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement