Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago të SHBA-së për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë - Gazeta Express
string(84) "flamuri-i-kosoves-ngritet-ne-cikago-te-shba-se-per-nder-te-17-vjetorit-te-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2025 19:03

Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago të SHBA-së për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

15/02/2025 19:03

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës në sheshin Daley Plaza, përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Kjo është bërë e ditur nga Konsullata e Kosovës në Iowa.

Postimi i plotë:

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës në sheshin Daley Plaza, përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.

Drejtuesi i Konsullatës Drilon Zogaj, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois për shënimin e përvitshëm të Pavarësisë së Kosovës si dhe përkushtimin e tyre të përhershëm për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois.

Gjatë ditës, përfaqësuesit e Konsullatës kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois, Shoqatës Dardania, përfaqësuesit e pjesëtarëve të Policisë së Çikagos nga Shoqata Shqiptaro Amerikane e Zbatuesve të Ligjit në Illinois, si dhe pjesëtarë të Komunitetit të bashkatdhetarëve. #Kosova17

Advertisement
Advertisement
Advertisement