Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se pensioni në SHBA, është 67 vjeç, ku shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç, por ai garantoj se do ta rishikoj këtë moshë.
‘Unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj.’- u shpreh Berisha.
Fjala e plotë:
Gjatë këtyre kohëve kam lexuar një material interesant, i cili më ka ndikuar, dua të jem i sinqertë me ju.
Në këtë material lexoj se pensioni në SHBA, që është 67 vjeç, shumica dërrmuese e amerikanëve marrin pension në moshën 62 vjeç. Nuk vazhdojnë më tutje.
Dhe unë garantoj se do të rishikoj këtë moshë. Këta që e rritën këtë moshë, u ngutën. Unë premtoj rishikimin e saj.