Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton 500 euro - Gazeta Express
string(89) "ne-shkup-organizohet-liga-e-kampioneve-ne-ngrenien-e-qebapeve-me-i-shpejti-fiton-500-euro"

Maqedoni

Gazeta Express

15/02/2025 14:07

Në Shkup organizohet “Liga e kampionëve në ngrënien e qebapëve”, më i shpejti fiton 500 euro

Maqedoni

Gazeta Express

15/02/2025 14:07

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të organizohen gara jo të zakonshme.

Shkupjanët kanë zgjedhur një “sport” ku shume persona mund të garojnë dhe i vetmi kusht është të mund të hash sasi të madhe të qebapëve për një kohë më të shkurtër se konkurrentët e tjerë.

Gara është një mundësi për pjesëmarrësit që të tregojnë aftësitë e tyre dhe të konkurrojnë për çmimin kryesor, i cili është 500 euro.

Ata organizojnë katër gara brenda një muaj dhe çdo javë zgjedhin një fitues për ngrënien më të shpejtë të qebapëve.

Fituesit e çdo raundi kalojnë në finale dhe fituesi do të marrë një çmim prej 500 euro ndërsa gara do të mbahet në qebaptoren e njohur Teteks në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement