Ancelotti i gëzon tifozët e Realit, njofton rikthimin e tri yjeve ndaj Cityt - Gazeta Express
string(75) "ancelotti-i-gezon-tifozet-e-realit-njofton-rikthimin-e-tri-yjeve-ndaj-cityt"

Sport

Gazeta Express

14/02/2025 20:10

Ancelotti i gëzon tifozët e Realit, njofton rikthimin e tri yjeve ndaj Cityt

Sport

Gazeta Express

14/02/2025 20:10

Carlo Ancelotti ka dhënë një përditësim për lojtarët e lënduar të Real Madridit përpara ndeshjes së tyre në La Liga kundër Osasunas.

Ai konfirmoi rikthimin e mbrojtësve kyç për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

” Rudiger dhe Alaba? Ata po përmirësohen. Ata do të jenë të disponueshëm për ndeshjen ndaj Man Cityt. Lucas Vazquez gjithashtu”, deklaroi Ancelotti.

Ai foli edhe për pozicionin e mbrojtësit të djathtë për ndeshjen ndaj Osasunas.

“RB nesër? Valverde do të vazhdojë në atë pozicion derisa të kthehet Lucas Vazquez”, potencoi më tej italiani.

Ancelotti theksoi rëndësinë e mbajtjes së performancës së tyre.

“Ne jemi të motivuar. Ne duam të vazhdojmë dhe të qëndrojmë në krye. Duhet të përsërisim atë që bëmë kundër Cityt”, deklaroi më tej trajneri i Real Madridit. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement