Theo Hernandez drejt largimit nga Milani, kontrata e re në rrezik - Gazeta Express
string(64) "theo-hernandez-drejt-largimit-nga-milani-kontrata-e-re-ne-rrezik"

Futboll

Gazeta Express

14/02/2025 14:59

Theo Hernandez drejt largimit nga Milani, kontrata e re në rrezik

Futboll

Gazeta Express

14/02/2025 14:59

E ardhmja e Theo Hernandez te Milan është gjithnjë e më e pasigurt, me raportime që sugjerojnë se francezi është i destinuar të largohet në verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani kishte pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Como gjatë merkatos së dimrit, por lojtari refuzoi transferimin. Presidenti i klubit, Mirwan Suwarso, konfirmoi se një yll i Serie A nuk pranoi të kalonte te Como, duke nënkuptua       r se bëhej fjalë për Theo.

Kontrata dhe performancat, arsye për ndarje

Kontrata e Hernandez skadon në qershor 2026, por bisedimet për rinovim kanë ngecur.

Milan nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e lojtarit, veçanërisht pas një sezoni të dobët nga ai, duke përfshirë paraqitjen e tij në humbjen 1-0 ndaj Feyenoord në Champions League.

Francezi nuk është më i paprekshëm te kuqezinjtë dhe klubi po shqyrton shitjen e tij në verë.

Kush mund ta blejë?

Problemi për Milanin është mungesa e ofertave të mëdha për Theo.

Bayern Munich më parë ishte i interesuar, por tani nuk e ka më në planet e tij.

PSG ose një klub i Premier League mund të shfaqin interes në muajt e ardhshëm.

Hernandez, i cili iu bashkua Milanit në 2019 nga Real Madrid, ka luajtur 245 ndeshje, duke shënuar 33 gola dhe asistuar 44 herë. Nëse nuk rinovon, shitja në verë është e pashmangshme për të mos e humbur me parametra zero në të ardhmen. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement