Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se Kurti e ka mundësinë me kriju qeverinë e re dhe askush s’po e pengon.
Këtë koment Hamza e bëri në Pressing në T7, duke shtuar se duhet respektuar ligji e kushtetuta.
“Tash e ka mundësinë me kriju qeverinë, krijo me kënd të duash, qysh të duash krijoje. Respekto ligjin e kushtetutën, bëje s’po të pengon kerkush. Po nëse s’e bën brenda afatit ligjor e kushtetues nuk munden me thanë jemi hi në zgjedhje e kemi marrë këtë rezultat por as ne spo dojmë me bo qeverinë. Cila është logjika, për çka ke marrë pjesë në zgjedhje”, tha Hamza në Pressing, transmeton Express.