Lajmi për vdekjen e një vogëlushi me emrin Lorenzo, ka bërë që për këtë të reagojë me një lajmërim zyrtar edhe klubi i Real Madridit
Më parë, vet Mbappe kishte reaguar me anë të një InstaStory ku kishte thënë një mori fjalësh prekëse.
“Pas një beteje të gjatë që e luftove, u ndave nga jeta mbrëmë. Të gjitha ndjenjat shkojnë për prindërit tuaj, të cilët të shoqëruan me shumë dinjitet në këtë sprovë. Pata nderin të kaloja një moment pranë teje dhe të kuptoja se sa djalë i shkëlqyer ishe, një frymëzim për të gjithë. “Nuk do të harrohesh kurrë dhe gjithmonë do të jesh i dashur. Zoti të bekoftë. Pusho në paqe, i vogli im Lorenzo. Miku yt, Kylian”, shkroi ai.
Pas kësaj ka reaguar me një njoftim edhe Real Madridi.
“Real Madrid C. F., presidenti dhe Bordi Drejtues dëshirojnë t’i shprehin ngushëllimet e tyre familjes, miqve dhe të dashurve të Lorenzos, i cili së fundmi vizitoi Bernabéun për të përmbushur ëndrrën e tij të jetës: takimin me Kylian Mbappé dhe lojtarët e Real Madridit”, thuhet në komunikatën zyrtare të Los Blancos.
“Ne do ta kujtojmë ‘Le petit Lorenzo’ me shumë dashuri dhe kujtimi i tij do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”. /GazetaExpress/