Sot është kompletuar çerekfinalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Ferizaj dhe Prishtina e Re janë dy ekipet e fundit që iu bashkuan gjashtë të tjerave për ta kompletuar këtë fazë të garave, shkruan “Gazeta Express”.

Ferizajasit e mposhtën Rilindjen me rezultat minimal, 1:0, falë golit të Edon Sadriut.
Kurse ekipi nga Liga e Parë, Prishtina e Re e befasoi atë të Superligës, Feronikeli 74 duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 2:0 me golat e Kreshnik Bahtirit dhe Fatih Ismailit.

Ferizaj dhe Rilindja e Re iu bashkuan Drenicës, Prishtinës, Dritës, Llapit, Malishevës e Vëllaznimit në çerekfinale. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...