Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për mediat, vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Berisha shtoi se Veliaj u dërgua “në paraburgimin e Durrësit, me qëllimin për t’i mbyllur gojën”.
“Nëse bën kërcënimin më të vogël, do kesh ndëshkimet më të tmerrshme! (paralajmëroi Ramën) E ka bërë me Lefterin (ish-ministri) e çoi në Durrës dhe i tha fol po deshe. Tani të njëjtën gjë po i bën Erionit! Sa kam parë… asnjë militant! Kam parë vetëm policët dhe rrogtarët e bashkisë te SPAK, që është absolutisht e dënueshme. Po tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës, që t’ja mbyllë gojën. Një kod mafioz i tmerrshëm“, tha Berisha para se të futej në Parlament.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...