Sot do të kompletohet çerekfinalja e Kupës së Kosovës në futboll.
Gjashtë skuadra e kanë siguruar këtë fazë, ndërsa sot do ta presin nga një biletë edhe dy ekipet e fundit.
Në fakt, duke filluar nga ora 12:30 na presin dy takime mes dy ekipeve të Superligës me dy të Ligës së Parë, shkruan “Gazeta Express”.
Feronikeli 74 do t’i bëjë konak Prishtinës së Re, kurse Ferizaj do ta mirëpresë Rilindjen 1974.
Paraprakisht, të martën kualifikimin në çerekfinale e siguroi Drenica, e cila e eliminoi nga e teta e finales Trepçën pas penalltive.
E dje, tutje ecën edhe Prishtina, Drita, Malisheva, Llapi e Vëllaznimi.
Siç dihet, trofeu i Kupës së Kosovës është mjaft i lakmueshëm dhe i kërkuar nga klubet pasi, përpos prestigjit të tij, dërgon edhe në garat evropiane. /Gazeta Express
E teta e finales
Rezultatet
E martë
Trepça – Drenica 0:0, 2:4 pas penalltive
E mërkurë
Dinamo – Malisheva 0:2
Llapi – Vushtrria 2:0
Vëllaznimi – Gjilani 2:1
Drita – Dukagjini 0:0, 5:4 pas penalltive
Prishtina – Suhareka 4:0
E enjte
12:30 Feronikeli 74 – Prishtina e Re
12:30 Ferizaj – Rilindja 1974